Chollet foli me Kurtin, kërkoi shtyrjen e gjobave për targa

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Albin Kurtin.

Ai ka potencuar se me Kurtin kanë biseduar për shmangien e përshkallëzimit të mëtejmë të situatës.

“Kam biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave për targa, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun me Serbinë janë rruga më e mirë për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.”, ka shkruar Chollet.

Ndryshe, mbrëmë Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se me Derek Chollet kanë folur për marrëveshjen e plotë të normalizimit me Serbinë./KosovaPress

Read Previous

Dikur u krahasua me Steve Jobs, Elizabeth Holmes dënohet me 11 vjet burg për mashtrim

Read Next

Efektet anësore për këdo që përdor paracetamol