Digjen rreth 50 hektarë pyje në fshatrat Smolicë dhe Dobrosh

Ka tri ditë që zjarret nuk po ndalen. Brigada e zjarrfikësve të Gjakovës po bëjnë të pamundurën për ta parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën malore të fshatit Smolicë. Por siç thotë komandanti i kësaj Brigade, Xhevdet Brahimaj ka shumë dyshime se si ka ardhur deri në ndezjen e këtij zjarri I cili po ndizet pas lokalizimeve.

Ai me tutje shtoi se rruga për të ardhur deri të vendi i ngjarjes është shumë e vështirë pasi që pjesa më e madhe e rrugës e cila është në zonën malore bëhet me këmbë. Sipas tij është e pamundur të afrohen me kamionë ose mjete të tjera.

Komandanti Brahimaj falënderoi edhe agjencionin e pylltarisë pasi që po bëjnë të pamundurën duke ju dalë në ndihmë kësaj brigade për lokalizimin e zjarrit dhe kërkon nga organet kompetente të hetojnë rastin në fjalë.

Read Previous

​Mehaj vizitë në Britani, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit të mbrojtjes

Read Next

Tensionohet situata Bosnjë-Serbi, Sarajeva zyrtare tërheq ambasadoren nga Beogradi