Dhjetë klubet me shpenzimet neto më të mëdha këtë sezon, shumë befasi në listë

Me përfundimin e afatit kalimtar të verës, kalkulatorët janë në aksion për të parë se cili klub ka arritur shpenzimet më të larta neto gjatë muajve të fundit.

Afati kalimtar mbyllet më 1 shtator në orën 23:00 dhe skuadrat në Ligën Premier kanë vetëm disa ditë të tjera për t’i futur dhe larguar lojtarët nga klubet e tyre.

Ka pasur disa shpenzues të mëdhenj këtë verë, si në Angli ashtu edhe anembanë globit, veçanërisht nga Arabia Saudite, pasi klubet në vendin e Lindjes së Mesme treguan muskujt e tyre financiarë.

Disa klube të zakonshme nga Liga Premier kanë shpenzuar shumë këtë verë, duke përfshirë Manchester United falë nënshkrimeve të Andre Onana, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund, ky i fundit për një marrëveshje prej mbi 80 milionë euro.

Arsenali gjithashtu ka qenë shumë aktiv në treg këtë verë, duke sjellë Declan Rice nga West Ham në një marrëveshje prej 120 milionë eurosh, si dhe Kai Havertz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajax.

Klubi nga Stamford Bridge ka qenë gjithashtu i zënë, duke riformuar skuadrën për Mauricio Pochettinon me lojtarë si Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Romeo Lavia, Moises Caicedo, Axel Disasi dhe Robert Sanchez në mesin e nënshkrimeve.

Por, shpenzimet neto përfshijnë zbritjen e parave të bëra nga shitjet nga ato të shpenzuara për transferime, dhe Chelsea ka pasur shumë largime këtë verë që i sollën fonde.

Mount, Havertz, Mateo Kovacic, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy, Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic dhe Ethan Ampadu janë mes lojtarëve të shitur nga klubi londinez, duke fituar para nga këto shitje.

Por, sipas të dhënave më të fundit nga faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, Chelsea është vetëm i gjashti në tabelën e 10 shpenzuesve më të mëdhenj këtë verë, ku ka disa ekipe befasuese në atë listë.

Skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal kryeson listën me një shpenzim neto prej 352 milionë euro, pas blerjet e tyre përfshijnë nënshkrimin e Neymar nga Paris Saint-Germain, ndërsa Arsenali dhe Unitedi zënë pozitat dy dhe tre me shpenzime prej 201 milionë eurosh dhe 154 milionë euro.

Dyshja e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ahli dhe Al-Nassr janë në pozitat katër dhe pesë në listë me shpeznime prej 143 dhe 138 milionë eurosh.

Chelsea është i gjashti me 130 milionë euro, ndërsa Bournemouthi është befasisht  në vendin e shtatë me shpenzime prej 126 milionë euro, saktësisht e njëjtë me Real Madridin e vendit e tetë, i cili bleu Jude Bellingham nga Borussia Dortmund këtë verë.

Newcastle United është në vendin e nëntë me një shpenzim neto prej 109 milionë euro, ndërsa i dhjeti në listë është klubi i promovuar Burnley, i cili ka shpenzuar para për shumë nënshkrime të reja pas kthimit të tyre në Ligën Premier, me një shifër neto të shpenzimeve prej 107 milionë euro deri tani. 

/Telegrafi/

Read Previous

Shtyrja e zgjedhjeve në Veri, paralajmërohet ashpërsim i masave ndaj Kosovës

Read Next

Paralajmërohen reshje të mëdha e përmbytje në Shqipëri