Dhëndrri përplas me veturë ish vjehrrin

Një 48-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij në Shkodër.

Ish-vjehrri i 48-vjeçarit ishte duke ecur me biçikletë në korsinë e dedikuar, kur ai e përplasi me makinë.

Mbi 48-vjeçarin Ervin Çeka nga Shkodra rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Çeka më datë 02 mars, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte, ish-vjehrri i tij A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi Ervin Çeka është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read Previous

Mbi një muaj nga hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së, aleatët vazhdojnë të kenë pakënaqësi

Read Next

Tre boksierë nga Kosova kërkojnë normën olimpike `Paris 2024`