Politologu Koci: Zgjedhjet e reja nuk sjellin asgjë të re në Kosovë
Pervis Estupinan nuk mund të zgjidhte një ndeshje më të mirë për të shënuar golin e tij të parë për Milanin, të cilit ia siguroi fitoren kundër Interit.
Goli i shënuar nga Estupinani ia siguroi fitoren 1:0 Milanit në “Derby della Madonnina” të dielën.
Estupinani shënoi golin e fitores me asistim të Yossouf Fofanas. Ish-mbrojtësi i Brightonit e përfundoi aksionin me goditje të fuqishme me këmbën e majtë.
Në stol te Milani mbeti mesfushori shqiptar, Ardon Jashari.
Me fitore, Milani ka hapur garën për titull të kampionit.
“Kuqezinjtë” janë në vendin e dytë me 60 pikë. Shtatë pikë më shumë i ka lideri, Interi./koha.net