Deputeti i Bundestagut: Ne vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Një tjetër deputet i Bundestagut gjerman i ka reaguar emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili sot paralajmëroi plotësimin e dy kushteve tjera nga Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Max Lucks, i cili njëherësh është edhe deputet në Asamblenë e Këshillit të Evropës ka thënë se KiE është institucion i pavarur.

“Këshilli i Evropës është i fortë sepse është i pavarur. Ne do të vendosim në mënyrë të pavarur për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Themeli ynë është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimet mizore siç është dënimi me vdekje e që praktikohet në ShBA”, ka shkruar Lucks në platformën X.

Më herët ndaj Escobar kanë reaguar edhe dy deputetët e tjerë të Bundestagut, Frank Schwabe dhe Knut Abraham.

Read Previous

Blinken: Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet e dialogut

Read Next

​Media sllovene: Shqipëria destinacioni i përballueshëm për pushime “të çmendura” në 2024