Dëmtoi aparatin e duarve dhe u fjalos me anëtarin e KQZ-së, detaje për të arrestuarin

Një person është arrestuar në komunën e Suharekës për shkak se ka penguar në procesin zgjedhor.

Zëdhënësi i policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka jep detaje lidhur me arrestimin e tij.

“Një person ndalohet në Suharekë në kordinim me prokurorin e shtetit për pengim në procesin zgjedhor. Qytetari ka rezistuar që t’i nënshtrohet procedurave zgjedhore, ka dëmtuar aparatin e duarve, pastaj me anëtarin e KQZ-së është fjalosur. Me urdhër të Prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë”, ka thënë Gashi.

Gashi bëri të ditur bëri të ditur se nuk ka pasur raste të tjera në rajonin e Prizrenit, dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit operativ.

/Reporteri/

Read Previous

​Glauk Konjufca voton: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë

Read Next

Pas ndërprerjes së rrymës në disa vendvotime, reagon KEDS