Dëmtimi i Neymarit është më serioz sesa dukej, mund të mungojë gjatë

Santos ka njoftuar një dëmtim të sulmuesit Neymar Junior, të cilin lojtari e pësoi gjatë ndeshjes kundër Palmeiras, e cila u mbyll me rezultat 0-0.

Sipas rezultateve të një ekzaminimi mjekësor, braziliani 34-vjeçar është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.

“Neymar Jnior iu nënshtrua testeve sot. Rezultatet treguan një dëmtim të muskulit të tipit 2B në muskulin anterior të kofshës së djathtë, gjatë ndeshjes të mërkurën e kaluar”, thuhej në deklaratën e Santos.

Sipas mediumit brazilian Globo, rikuperimi nga një dëmtim i tillë mund të zgjasë nga katër deri në tetë javë.

Këtë sezon, sulmuesi ka luajtur 24 ndeshje për Santosin në të gjitha garat. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë tetë asistime. /Telegrafi/

Read Previous

Pesë mënyra se si mund ta forconi sistemin tuaj imunitar?!

Read Next

Rusia nuk respekton armëpushimin, sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën