Dëme të mëdha në Rakovinë

“Puna që shihet nuk do koment”,  kështu po thonë disa nga  banorët e fshatit Rakovinë të cilët u shprehën të shqetësuar me situatën e ndodhur të lagjeve Sejdaj dhe Olluri. Ka disa vite që banorëve të kësaj zone po u duhet të ballafaqohen me problemin e njëjtë. Rritja e nivelit të ujit po u rrezikon jetën dhe shtëpitë të cilat janë buzë përroit që kalon në mes të fshatit Rakovinë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në vend të ngjarjes arriti ekipi i Drejtorisë  së  Emergjencave dhe ekipi punues i KRM “Gjakova” të cilët menjëherë nisën punën për rregullimin e gypit, defekti i të cilit linte tri deri në katër shtëpi pa ujë të pijes. Kështu tha Dafina Syla-Dina, zëdhënëse e kësaj kompanie.

Nga ana tjetër Vehat Hoxhaj, drejtor i emergjencave ka thënë se intervenimi i mëhershëm në këtë pjesë ishte i pamundur për shkak të vërshimeve.

Bëjmë të ditur se ekipet punuese i lamë duke punuar me qëllim të sanimit të këtij dëmi.

Read Previous

​KQZ pranon vendimet e PZAP-së

Read Next

Shtëpia e dëmtuar e rrezikon familjen Amurllahu