Delegacioni i Forcave të Armatosura shqiptare viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i kryesuar nga Gjeneralmajor Ilir Xhebexhia, e ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Delegacioni u prit nga Hysen Dreshaj, nga komandant i KFT-së së FSK-së.

Gjatë këtij takimi, Dreshaj e njoftoi Xhebexhian me të arriturat dhe sfidat e KFT-së, ngritjen e kapaciteteve luftarake.

“Me këtë raste të dy gjeneralët me shtabet e tyre diskutuan për mundësit e bashkëpunimit në mes të dy forcave me fokus trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta”, thuhet në njoftim.

“Gjeneralët shprehën gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët, në ngritjen e kapaciteteve dhe kontributin e tyre në të mirë të të dyja vendeve dhe interesit të përgjithshëm në të mirë të paqes në rajon dhe më gjerë”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Gërvalla kritikon BE-në: Nuk e dinë as pse i kanë vendosur masat, as pse s’i heqin

Read Next

Për herë të parë në QKUK kryhet procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë