DEA amerikane hap linjë këshillimi për Shqipërinë

Agjencia Amerikane Kundër Drogës (DEA) shpalli të hënën e 6 marsit një linjë të re këshillimi për Shqipërinë.

Kjo, për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

DEA vuri në dispozicion të qytetarëve shqiptarë të dhënat e kontaktit në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected].

Sipas deklaratës, i gjithë informacioni do të mbahet konfidencial.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, përmbyllet reagimi i ambasadës.

Gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, për të ndihmuar Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), një ekip i Agjencisë Amerikane kundër drogës mbërriti në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ku diplomatja Yuri Kim u takua me Brendan Leddy, një nga agjentët specialë të DEA-s.

“Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët e zbatimit të ligjit shqiptar për të forcuar partneritetin në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar”, shkruante ambasada.

Asokohe, sasitë e larta të kokainës së kapur në Shqipëri së fundmi janë pararendësja e mbërritjes së DEA-s në Shqipëri.

Ekipi i DEA-s gjithashtu do të mbështeste më tej ngritjen e kapaciteteve në teknikat e hetimit të narkotikëve.

Në takimin që Ambasadorja Kim zhvilloi me agjentin Brendan Leddy, u diskutua edhe për praninë e DEA-s në të ardhmen në Shqipëri. /Albanianpost.com

Read Previous

Nesër do ndalohen për disa orë hyrje-daljet me vendet kufitare drejt Greqisë

Read Next

KOK rrit vlerën e bursave olimpike Paris 2024, për 2880 euro në muaj