“Dardanët” sot zhvillojnë stërvitjen e fundit para nisjes drejtë Irlandës Veriore

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet tash e katër ditë për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, atë kundër Irlandës Veriore në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Sot, nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Belfast. Stërvitja mbahet në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali, transmeton KosovaPress.

Tashmë dihet që në këtë ndeshje, Kosovës do t’i mungojnë mbrojtësit Leart Paqarada dhe Mërgim Vojvoda si dhe sulmuesi Shkelqim Vladi.

Read Previous

Raporti për krimin e organizuar në Gjermani, shqiptarët të tretët me 40 banda, kosovarët të gjashtët me 20 banda

Read Next

Mbeten i pandryshuar çmimi i benzinës dhe gazit, zbritet nafta për 1 cent