Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit, gati për sfidën me Armeninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër pasdite luan miqësoren e parë të këtij vitit kundër Armenisë, ndeshje e cila vjen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Dardanët sot kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në tokën armene para duelit me Armeninë.

Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dhe rezultat pozitiv në duel me armenët.

Përzgjedhësi i Dardanëve, Franco Foda në konferencën për medie, një ditë para ndeshjes, është shprehur optimist se të besuarit e tij, do të kenë paraqitje të mirë në duel me armenët.

Foda u shpreh tejet i kënaqur me stërvitjet e zhvilluara në Prishtinë, edhe pse sipas tij, dy lojtarët e Kombëtares sonë, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica kanë pasur probleme muskulore.

Ndeshja Armenia-Kosova fillon në orën 17:00, derisa paraprakisht në RTK vjen emisioni “Dardanët” me analistët Arbnor Morina dhe Malsor Gjonbalaj./rtklive/

Read Previous

200 mijë euro në ditë, përfitimet marramendëse të Mbappe-s te PSG-ja

Read Next

Sulmet ukrainase me dron dëmtojnë rafineritë ruse të naftës