200 mijë euro në ditë, përfitimet marramendëse të Mbappe-s te PSG-ja

Kylian Mbappe ka një pagë të artë te PSG. Kjo nuk është gjë e re në fakt, por tani në Francë janë zbuluar shifrat e sakta se sa fiton francezi në skuadrën pariziene.

Futbollisti, i cili do të largohet nga “Parc des Princes” në fund të sezonit, përfiton më shumë se pesë herë në krahasim me kolegët e tij.

Sipas asaj që raporton ‘L’Équipe’, dhjetë lojtarët më të paguar në Francë janë të gjithë nga PSG.

Kylian Mbappe fiton 72 milionë euro bruto në sezon pa llogaritur bonuset. Kjo barazohet me një pagë prej 6 milionë euro në muaj, 197,260 euro në ditë, 8,219 euro në orë dhe 136 euro në minutë. Por kjo pagë, në të cilën nuk përfshinë shpërblimet, duhet të zbriten kontributet, të cilat për lojtarët më të paguar janë rreth 11%.

Dhe nga paga e marrë realisht, lojtarët duhet të paguajnë taksa të cilat në Francë për më të paguarit mund të arrijnë në 45%, të cilave duhet t’i shtohet një kontribut i jashtëzakonshëm prej 4%.

Me fjalë të tjera, një futbollist me një pagë bruto prej një milion eurosh e gjen veten me 450 mijë euro neto. /rtklive/

Read Previous

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit se përfitoi rreth dy milionë euro përmes mashtrimit

Read Next

Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit, gati për sfidën me Armeninë