Dani Alves lirohet nga burgu

Gjykata e Barcelonës ka marrë vendimin për lirimin e ish-futbollistit Dani Alves me kusht prej një milion eurosh në pritje të dënimit përfundimtar të brazilianit pas apelimeve që u paraqitën.

Dani Alves, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg për sulm seksual, do të mund të largohet nga burgu kur të paguajë garancinë prej një milion eurosh.

Avokati i Alves, Ines Guardiola, ka bërë ankim kundër dënimit të Gjykatës së Barcelonës dhe ka kërkuar lirimin e të dënuarit deri në vendimin përfundimtar dhe kjo është miratuar nga Gjykata e Barcelonës.

Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burg

Legjenda braziliane u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë dhe Gjykata e Barcelonës vendosi një gjobë prej 150,000 euro, lirim të mbikëqyrur për pesë vjet pas daljes nga burgu dhe ndalimin e afrimit me viktimën për një periudhë prej nëntë vjet e gjysmë.

Gjykata e Barcelonës ka vlerësuar se rreziku i ikjes së Dani Alves është ulur dhe kështu ka pranuan kërkesën për ta liruar me kusht. /Telegrafi/

Read Previous

Lirohet nga akuza i akuzuari për vrasjen me eksploziv në Gjakovë

Read Next

Sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar