Dalin pamje të reja të sulmeve në Moskë, publikohet momenti i shpërthimit dhe kur droni fluturon në qytet

Kryeqytetit i Rusisë është sulmuar në orët e para të mëngjesit, dhe kjo është konfirmuar edhe nga kryebashkiaku Sergei Sobyanin duke thënë se disa prej dronëve u rrëzuan, por një përfundoi në një kompleks banimi në qytet.

Ky është edhe sulmi i dytë në kryeqytetin rus prej kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta po shkon gradualisht në “territorin e Rusisë”, pas sulmeve të dielën.

Tani, në rrjetet sociale kanë dalë pamje të reja nga sulmit i së martës.

Njëra, që si duket ishte xhiruar në muzg tregonte momentin kur droni po fluturonte mbi qytet.

Një tjetër video, e xhiruar prej së largu tregonte momentin e një shpërthimi pas goditjes së objektit. /Telegrafi/

Read Previous

Përkushtimi i “Tive” për fuqizimin e grave në Kosovë, Ambasada amerikane e nominon për çmimin Përsosmëri Korporative

Read Next

Ermal Krasniqi kërkohet nga klubi i njohur francez