Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Superylli portugez dhe një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, ka hequr të gjitha dyshimet për të ardhmen e tij.
41-vjeçari ka deklaruar qartë se dëshiron të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe ta vazhdojë karrierën atje.
“Siç e kam thënë shumë herë më parë, unë i përkas Arabisë Saudite. Është vendi që më ka pritur mua, familjen time dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur këtu”, tha ai.
“Vendimi im është i qartë, dua të vazhdoj të luaj këtu”, deklaroi Ronaldo.
🚨 Cristiano Ronaldo: “I belong to Saudi Arabia. I want to CONTINUE here”. 🇸🇦
“It's a country that welcomed me, as well as my family and friends. I'm happy here and want to continue here”. pic.twitter.com/7knlr7sD8t— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 21, 2026
Ronaldo iu bashkua Al-Nassr në vitin 2023 pas largimit nga Manchester United, duke nisur një “pushtim” të vërtetë të yjeve të futbollit drejt Arabisë Saudite.
Së fundmi ai u rikthye në ekip pas një lloj bojkoti në ndeshjet e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve me politikën e transferimeve.
Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi ka realizuar 962 gola dhe tashmë po i afrohet numrit magjik prej 1000 golash. /Telegrafi/