Macron dhe Kurti diskutojnë për dialogun me Serbinë dhe stabilitetin në Ballkan
Wikipedia ka grumbulluar 84 miliardë shikime këtë vit, sipas shifrave të publikuara të martën nga Wikimedia Foundation, organizata jofitimprurëse që qëndron prapa enciklopedisë ‘online’ falas, që redaktohet nga publiku i gjerë.
Artikulli më i kërkuar për këtë vit në Wikipedia është ChatGPT, chatboti me Inteligjencë Artificiale që fitoi popullaritet menjëherë pas lansimit, një vit më parë.
Siç raportohet, artikulli i dytë më i lexuar në Wikipedia për vitin vitin 2023 ishte lista vjetore e vdekjeve, në vendin e tretë renditet Kupa Botërore e Cricket 2023, në vendin e katërt renditet Liga Premier indiane dhe në vendin e pestë renditet filmi Oppenheimer; filmi i cili doli në kinema në muajin korrik.
Në listën e mëposhtme është lista e 25 artikujve më të kërkuar në Wikipedia për vitin 2023, gjithashtu edhe numrin e vizitave që ato kanë pasur.
1-ChatGPT: 49,490,406 vizita
2-Lista vjetore e vdekjeve 2023: 42,666,860 vizita
3-Kupa Botërore e Cricket 2023: 38,171,653 vizita
4-Liga Premier indiane: 32,012,810 vizita
5-Oppenheimer (film): 28,348,248 vizita
6-Kupa Botërore e Cricket: 25,961,417 vizita
7-J. Robert Oppenheimer: 25,672,469 vizita
8- Jawan (film): 21,791,126 vizita
9-Liga Premier indiane 2023: 20,694,974 vizita
10- Pathaan (film): 19,932,509 vizita
11- The Last of Us (seri Televizive): 19,791,789 vizita
12- Taylor Swift, 19,418,385: vizita
13-Barbie (film): 18,051,077 vizita
14- Cristiano Ronaldo: 17,492,537 vizita
15- Lionel Messi: 16,623,630 vizita
16-Liga Premier: 16,604,669 vizita
17- Matthew Perry: 16,454,666 vizita
18-Shtetet e Bashkuara: 16,240,461 vizita
19- Elon Musk: 14,370,395 vizita
20- Avatar: The Way of Water: 14,303,116 vizita
21- India: 13,850,178 vizita
22- Lisa Marie Presley: 13,764,007 vizita
23- Guardians of the Galaxy Vol. 3: 13,392,917 vizita
24-Pushtimi rus i Ukrainës: 12,798,866 vizita
25- Andrew Tate: 12,728,616 vizita.
Këto pamjet janë parë bazuar në versionin anglisht të Wikipedia-s, dhe të dhënat përfaqësojnë kërkimet që janë bërë deri më datën 28 nëntor.
/Telegrafi/