Protestat në Shqipëri, Kadriaj: Të gjejnë një gjuhë të mirëkuptimit, të mos shkatërrohet Shqipëria
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si krim ndaj drejtësisë dhe historisë.
“Sepse ajo çfarë ka ndodhur më 16 shtator, është krim ndaj drejtësisë, është krim ndaj historisë, dhe krim për të cilin ne po besojmë dhe do të punojmë që ta përmirësojmë në apel”, ka deklaruar Çitaku.
E pyetur nëse ka informacione nëse presidentja e Kosovës e ka dekretuar ligjin për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, Çitaku u përgjigj se nuk ka informacione për këtë çështje.
“Nuk e di”, tha ajo.
Gjykata Speciale ka shpallur fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, duke i dënuar për krime lufte. Sipas vendimit të bërë publik, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. /RTKlive