KB “Vëllaznimi” transferon basketbollistin amerikan Shaheed Davis!

KB “Vëllaznimi” ka përforcuar skuadrën me basketbollistin amerikan Shaheed Davis, i cili rikthehet në basketbollin e Kosovës pas eksperiencës së mëparshme te Prishtina.

Davis, i gjatë 206 centimetra, luan në pozitat 4 dhe 5 dhe sjell përvojë të pasur nga basketbolli ndërkombëtar.

Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur për këto klube:

  • Cantù (Itali);
  • Academic Plovdiv (Bullgari);
  • Lavrio (Greqi);
  • Fukushima Firebonds dhe Kumamoto Volters (Japoni);
  • Sheffield Sharks (Angli);
  • Hapoel Eilat (Izrael);
  • Al-Naft (Irak);
  • Feni Industries (Maqedonia e Veriut);
  • Cherkasy Mavpy (Ukrainë);
  • Prishtina (Kosovë).

/tvsyrivision/

Read Previous

Rama: Nga janari do të rrisim dhe rrogat, 2 mijë e 500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Read Next

Kumbaro: Shkollat vijojnë mësimin normalisht, mirënjohje për mësuesit