Cili është vendi ku jetojnë më shumë miliarderë?

Pekini është qyteti me më shumë miliarderë. Lë pas kështu edhe New York-un e rekordeve.

Sipas mediave amerikane që citojnë renditjen e Forbes, pekini ka “fituar” 33 miliarderë të rinj në vitin 2020, duke arritur kështu në kuotën 100.

Ndërsa qyteti që nuk fle kurrë, në vitin 2020 ka shtuar vetëm 7 miliarderë të rinj, duke u ndalur në 99 të tillë.

Njeriu më i pasur i Pekinit aktualisht është Zhang Yiming, themelues i Bytedance, shoqëria që ka në pronësi edhe Tik Tok.

Ndërsa njeriu më i pasur në New York është Michael Bloomberg, me një pasuri prej 59 mld $. Ai ka qenë kryebashkiak i qytetit nga vitit 2001-2013, njëkohësisht është sipërmarrës në fushën e mass-media me kompaninë mediatike Bloomberg Lp.

Klan News  

Read Previous

Georgios Diacofotakis: Pozicioni i Athinës mbi pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Read Next

Raporti i datës 14 prill nga spitali “Isa Grezda”