Cilët emra i patën propozuar Kurti e Konjufca për ministra vitin e kaluar?

Më 26 tetor të vitit të shkuar, Albin Kurti, si mandatar për formimin e qeverisë pati marrë vetëm 56 vota dhe pati dështuar në përpjekjen e tij.

Ngjashëm pati pësuar edhe Glauk Konjufca javë më vonë në tentimin e dytë gjatë bllokadës gati njëvjeçare institucionale.

Tash, më 11 shkurt 2025, Kuvendi do të mbajë seancën konstituive pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kurti dhe Vetëvendosje si të vetëm i kanë siguruar 57 ulëse në Kuvend dhe pritet që të formojnë shumicën vetëm me bashkëpunimin me komunitetet.

Një ditë më parë, zyrtarë të VV-së paralajmëruar që menjëherë pas konstituimit të Kuvendi do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë.

Kurti veçse ka paralajmëruar ndryshime në emrat që do t’i prezantojë për Qeverinë e re, në raport me kabinetin e prezantuar në tetor.

Emrat që veçse janë konfirmuar që do të përsëriten për postet sikur në prezantimin e parë janë Glauk Konjufca si ministër i Punëve të Jashtme, Mimoza Kusari si ministre e Tregtisë dhe Albulena Haxhiu për kryeparlamentare.

Për dallim nga bllokada e mëhershme, kryeparlamentari i deritashëm Dimal Basha ka paralajmëruar se ka dakordim për votim në pako të të gjithë nënkryetarëve të Kuvendit. /Koha.net/

Lista e emrave të prezantuar nga Kurti më 26 tetor 2025:

  • Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca,
  • Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,
  • Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
  • Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati,
  • Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti,
  • Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
  • Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
  • Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu,
  • Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani,
  • Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu,
  • Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,
  • Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri,
  • Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli,
  • Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,
  • Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha,
  • Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari,
  • Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli,
  • Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,
  • Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Vejshall.

Ndërkaq më 19 nëntor, para deputetëve dështoi si mandatar për kryeministër edhe Glauk Konjufca, që pati propozuar këta emra për kabinetin qeveritar:

  • Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti.
  • Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla,
  • Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
  • Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati,
  • Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti,
  • Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,
  • Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,
  • Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulzon Jagxhiu,
  • Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,
  • Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani,
  • Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu,
  • Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani,
  • Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri,
  • Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli
  • Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja,
  • Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi,
  • Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari-Lila,
  • Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli,
  • Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq,
  • Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Vejshall.

/Koha.net/

Read Previous

Gjenerali norvegjez: Rusia mund të kryejë një pushtim tjetër për të mbrojtur pasurinë bërthamore

Read Next

Kuvendi i Kosovës pret legjislaturën e 10-të