Chollet pas bisedës me Kurtin: Zbatimi i Propozimit do të sjellë përfitime të rëndësishme

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar të premten në mbrëmje një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit, Albin Kurti në prag të takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Chollet në një postim në Twitter shkruan se me kryeministrin Kurti kanë biseduar lidhur me aneksin e zbatimit të propozimit.

“Bisedove me kryeministrin Albin Kurti për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Zbatimi do të zhbllokojë përfitime të rëndësishme për të dy vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, shkruan Chollet.

Ndërkaq, Kurti ka bërë të ditur se me Cholletin ka biseduar për rëndësinë e këtij takimi për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik si dhe sigurinë.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit gjatë kësaj telefonate ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që takimi në Ohër të përfundojë me sukses.

“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Read Previous

Sa do të jetë i vështirë zëvendësimi i policëve të dorëhequr në veri, flasin njohësit e sigurisë

Read Next

Borrell e Lajçak nisen drejt vilës shtetërore ku mbahet takimi Kurti – Vuçiq