Chelsea përgatit ofertën për De Jong

Edhe pse mesfushori holandez, Frenkie de Jong, nuk ishte kërkesë fillestare e Thomas Tuchel-it, gjermani ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij.

Sipas “The Athletic” nuk ka negociata të avancuara, por Chelsea e ka një plan dhe pjesëmarrja në Champions League e avantazhon përballë Manchester United.

Todd Boehly, pronari i Chelsea-t është admirues i De Jong dhe e kërkon në “Stamford Bridge”.

Paratë nuk do të ishin problem për Chelsea-n në këtë rast. Barcelona thuhet se kërkon 85 milionë euro.

Shuma mund të ulet disi duke përfshirë në marrëveshje dy lojtarët e bluve që pëlqehen nga katalanasit, Cesar Azpilicueta dhe Marcos Alonso.

Kujtojmë që De Jong është pjesë e Barcelona-s që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Ajax-i për shumën e 86 milionë eurove.

Ai në total ka bërë 97 ndeshje me fanellën klubit spanjoll, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime. /Albanianpost.com

Read Previous

Ministri i Jashtëm maqedonas: Kosova dhe Serbia të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore

Read Next

Plani i Veprimit Rinor Lokal 2023-2025 mirëpritet nga organizatat