Ministri i Jashtëm maqedonas: Kosova dhe Serbia të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter ka bërë të ditur se Shkupi zyrtar po e përcjell me vëmendje situatën në Veri të Kosovës.

“Ne po ndjekim situatën në Veri të Kosovës me interes të madh, duke mirëpritur depërshkallëzimin e fundit”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Për Osmanin, Kosova dhe Serbia duhet të synojnë të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore.

“Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në linjë me synimet e fqinjësisë së mirë dhe vlerat e Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me atë që është rënë dakord me mirëbesim, duke marrë parasysh kontekstin e brishtë gjeopolitik”, ka shtuar ai.

/Albanianpost.com

Read Previous

Krasniqi: SHSKUK-ja pa punëtorë të rinj që nga viti 2019

Read Next

Chelsea përgatit ofertën për De Jong