Chelsea përgatit 300 milionë euro për Bellingham dhe Rice

Chelsea synon të bëjë çmendurinë në afatin kalimtar të verës së vitit 2023.

The Blues shpenzuan 300 milionë euro në transferime në verën e këtij vitit, derisa të njëjtën shumë po tentojnë ta shpenzojnë në vetëm dy lojtarë në afatin e verës së vitit të ardhshëm.

Sipas asaj që raporton Daily Express, Chelsea po synon të transferojë Declan Ricen e West Ham United dhe Jude Bellinghamin e Borussia Dortmundit.

Por, pronarët e klubit anglez janë në dijeni se do të jetë e vështirë për transferimin e dyshes angleze, pasi rivalizohen nga shumë skuadra.

Edhe nëse Chelsea ia del të transferojë Bellinghamin dhe Ricen, atëherë do të duhet të paguajnë për secilin nga 150 milionë euro.

Dyshja do të bëheshin ndër lojtarët më të shtrenjtë të shitur në histori të futbollit, por që pronarët e pasur të klubit blu nuk e kanë problem ta bëjnë këtë. /Telegrafi/

Read Previous

Asambleja Parlamentare e NATO-s miraton rezolutën: Rusia është shtet terrorist

Read Next

Kalon propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën