Çfarë po ndodh me DM-të e Instagramit që s’punojnë?

Nëse keni pritur për momentin e duhur për t’u gjendur në DM-në e fiksimit tuaj, harrojeni sepse s’është ky! Fatkeqësisht zotat e Instagramit ndonjëherë punojnë në mënyra të çuditshme dhe së fundmi, njerëzit po ankohen se mesazhet në Inbox nuk po funksionojnë si normalisht.

Problemet janë raportuar që prej 5 korrikut, kur përdoruesit nisën të ankoheshin për mesazhe që s’mund t’i dërgonin, apo mesazhe të tjera që thjesht zhduken pa asnjë njoftim ndonëse janë dërguar. Nëse edhe ju jeni gjendur para një situate të tillë që të shqetëson jo pak kur bëhet fjalë për *DM të rëndësishme*, me siguri po pyesni veten kur e gjithë kjo do të marrë fund. 

Për momentin, nuk ka asnjë përgjigje të qartë nga ana e Instagrami se për ç’lloj defekti bëhet fjalë dhe si gjithnjë do t’ju duhet derisa problemi të zgjidhet sërish vetë.

Ç’mund të bëni ju përkohësisht?

Sigurohuni që e keni përditësuar versionin e fundit të platformës. Zakonisht, problemet zgjidhen pasi bëni update versionin e fundit. Fshijeni nga  home screen juaj tërësisht Instagramin dhe instalojeni sërish. Nëse as pas këtyre teknikave DM s’është në gjendjen e saj më të mirë, prisni dhe merreni si shenjë që s’duhet t’i shkruani ish-it, fiksimit apo kujdo që është në mendjen tuaj për momentin.

Burimi: Bustle

Read Previous

134 ditë luftë në Ukrainë, ja si është situata

Read Next

Tejkaloi pesë herë shpejtësinë derisa e incizonte veten, Zvicra dënon kosovarin