Çfarë është metastaza dhe cilat janë simptomat e saj?

Metastaza është përhapja e qelizave të kancerit nga vendi primar te ndonjë rajon tjetër të trupit dhe kanceri i përhapur në këtë mënyrë quhet kancer metastatik. Kanceri metastatik quhet në bazë të rajonit që është përhapur.

Disa kancere janë metastazë në kohën e diagnozës, ndërsa të tjerët janë pasi kanë përfunduar ose është përsëritur. Por metastazimi  kancerizohet apo përhapet kur qelizat e kancerit ndryshojnë nga qeliza normale në disa mënyra, njëra prej të cilave është që qelizat e kancerit janë në gjendje të shkëputen nga qelizat e afërta për të pushtuar dhe përhapur inde të reja dhe janë disa mënyra se si shtrihen qelizat e kancerit: në nivel lokal (kur rriten tumoret e buta ato e bëjnë një masë të fortë), nëpërmjet qarkulimit te gjakut, sistemit limfatik dhe nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes (kanceri i mushkërive). Shumica e kancereve kanë aftësinë të përhapen në çdo rajon por janë disa vende më të zakonshme siç janë eshtrat, mushkëritë dhe në mëlçi.

Ndërsa në anën tjetër simptomat varen nga rajoni i trupit në të cilin është përhapur siç kemi kancerin e mushkërive që mund të shkaktojë kollë të vazhdueshme, gulqim ose dhimbje gjoksi, tek metastaza e trurit mund të paraqiten këto simptoma si përshembull dhimbje koke, mpirje ose dobësi të krahëve dhe poashtu humbje të balancës, tek mëlçia mund të vërehet zbardhje e lëkurës, humbje peshe, dhimbje barku.

Për disa njerëz që kanë një ose vetëm disa vende metastazë, heqja e metastazës me kirurgji ose rrezatim mund të përmirësojë mbijetesën.

Read Previous

Delta dhe ritmet e ngadalshme të vaksinimit shtojnë rastet

Read Next

Vrasje në tentativë në Vushtrri, plagoset një femër