Çështja e titullit në Serie A, Buffon: Kampionati nuk është aspak i mbyllur

Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane, në intervistën për “La Stampa” foli rreth situatës në Serie A.

“Kampionati nuk është aspak i mbyllur. Interi po bën gjëra të mrekullueshme, por Milani dhe Napoli nuk luajnë në Champions, ndaj kjo mund t’i ndryshojë ekuilibrat”.

Për Juventusin dhe trajnerin Luciano Spalletti, ish-portieri i shëquar shtoi: “Spalletti i ka dhënë menjëherë identitet skuadrës. Pas tri ndeshjeve tashmë kuptohej forma që i dha Juventusit. Kjo është e mirë edhe për futbollin Italian. Ne te kombëtarja mund të përfitojmë nga puna cilësore që po bëjnë në stërvitje lojtarët bardhezinj”. /Telesport.al/

Read Previous

Rama: Procesi i anëtarësimit në BE përmirëson cilësinë në çdo sektor

Read Next

Komisioni Evropian paraqet masa për të luftuar kërcënimet me dronë