GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se ky subjekt politik deri më tani nuk ka pranuar nga kryeministri Albin Kurti një kërkesë të shkruar për bashkëpunim lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
“Zgjedhja e presidentit është një moment shumë i rëndësishëm për demokracinë parlamentare. Ne kemi deklaruar që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitetin që i takon, dhe kemi kërkuar nga Kurti që të formalizojë kërkesën e tij karshi PDK-së në një letër të shkruar. Deri në këtë moment një letër e tillë nuk ka ardhur në adresën e PDK-së, ndoshta do të ketë adresa tjera”, ka thënë ajo, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Duke folur për projektligjin për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ajo ka thënë se ligjet që miratohen duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën por edhe me Komisionin e Venecias. Çitaku ka potencuar se kjo duhet të ndodh sidomos kur Kosova aspiron të bëhet pjesë e familjes euro atlantike.
“Ne do të japim kontributin tonë që edhe ky ligj të reflektojë drejtësi, por edhe të reflektojë e të jetë në përputhje me vlerat që sapo i përmenda”, tha Çitaku.
Ajo tha se qëndrimi i PDK-së për këtë projektligj do të bëhet e ditur në seancën plenare, nesër do të mblidhet grupi parlamentar i këtij subjekti politik.
“Ne jemi kundër që me ligje të tilla që janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për infrastrukturën ligjore por edhe rrugën evropiane, të bëhen lojëra të ulëta politike”, ka thënë ajo. /RTKlive