Çështja e hapjes së arkivave të UÇK-së nuk komentohet nga Gjykata Speciale

Gjykata Speciale nuk e ka komentuar, hapjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, çështje kjo për të cilën, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë tha se në Bruksel, janë dakorduar me palën serbe.

Dhomat e Specializuara të pyetura se si do të afektonte procesin e gjykimit të ish-eprorëve, hapja e këtyre arkivave të UÇK-së, megjitatë nga ta janë shprehur se nuk ndërhyrjnë në këtë proces.

Kjo sipas tyre meqë këto janë çështje që kanë të bëjnë me procesin e hetimit ndaj nuk e diskutojnë.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, gjenden në Hagë pas aktakuzave të ngritura mbi pretendimet për krime kundër njerëzimit.

Ndërkaq deklaratat për hapjen e arkivave të UÇK-së, të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, nuk i kanë mirëpritur partitë opozitare.

Nga AAK ditë më parë u tha se Besnik Bislimi duhet të kërkojë falje për këto deklarime, pasi sipas tyre deklarimet e tilla për hapjen e arkivave të UÇK-së, është gabim substancial.

Derisa nga LDK janë shprehur se për hapjen e tyre, duhet të angazhohen ekspertë profesional, kurse, PDK vlerësojnë se Qeveria Kurti, me këtë akord në Bruksel, ra në kurthin e Serbisë.

/GazetaExpress/

Read Previous

ShSKUK: 719 pacientë në trajtim nga COVID-19, 67 më pak se të mërkurën

Read Next

BE ndan 14.2 miliardë euro për disa shtete, edhe Kosova në mesin e tyre