GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Është zhvilluar xhiro e re në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku Cleveland arriti të shënojë fitoren e 17-të në paraqitjen e 18-të këtë sezon.
Cavs mposhtën Toronto Raptors me 14 pikë diferencë 122:108, falë dyshes Jerome – Mitchell, të cilët shënuan nga 26 pikë, dhe Allen shtoi 23 me 13 kërcime dhe dy asistime.
Jerome shtoi gjashtë asistime dhe tre kërcime, dhe Mitchell katër kërcime. Garland realizoi 16 me gjashtë asistime dhe tre kërcime, dhe Mobley e përfundoi ndeshjen me 14 pikë, 11 kërcime dhe katër asistime. Okoro ishte ende dyshifror me dhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe gjithashtu katër asistime.
Barnes dhe Dick ishin më të mirët me 18 pikë secili, ndërsa Barrett shtoi 16 me gjashtë kërcime dhe asistime. Magbo shënoi 13 pikë me shtatë kërcime, dhe Poeltl e përfundoi ndeshjen me 12 pikë, 19 kërcime dhe dy asistime, ndërsa Boucher ishte ende dyshifror me dhjetë pikë dhe tre kërcime./telegrafi/