Casemiro vlerëson se Carrick duhet të mbetet trajner i Unitedit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Casemiro, ka thënë se Michael Carrick tashmë ka treguar se i ka të gjitha cilësitë që të jetë trajner i madh i klubit. Ai ka mbështetur thirrjet që Carrickut t’i ofrohet kontratë afatgjatë nga klubi.

Carrick është trajner i përkohshëm i Unitedit. Ai mori drejtimin e skuadrës në janar, pas shkarkimit të Ruben Amorimit. Marrëveshja e Carrickut është e vlefshme deri në fund të këtij edicioni.

Me Carrickun në krye, Unitedi ka fituar dhjetë prej 14 ndeshjeve. Ka mposhtur edhe skuadra si Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea. Tashmë ka siguruar kthimin në Champions.

“Mendoj se ai tashmë ka demonstruar se ka kualitete të mira që të jetë trajner i Manchester United”, ka thënë Casemiro për ESPN Brazil.

“Prej se ka arritur ai ka bërë punë të jashtëzakonshme dhe mendoj se me më shumë kohë, ai ka çdo gjë që i duhet për të qenë trajner i madh i Manchester Unitedit”, ka shtuar ylli brazilian.

Casemiro pritet të largohet në fund të edicionit nga Unitedi./koha.net

Read Previous

Ndalet operimi i njësisë A4, KEK: Mungesat po mbulohen nga Shqipëria

Read Next

Parashikimi i motit