Burim Zekiqi vazhdon me KB Vëllaznimin

Mitrovicasi që në stinorin e kaluar jipte pikë jashtëzakonisht të rëndësishme për Vëllaznimin, Burim Zekiqi, ka vazhduar bashkëpunimin me klubin gjakovar edhe për një stinor tjetër.

Zekiqi 25-vjeç dhe 200-centimetra i gjatë që luan në pozitën e alos, në stinorin e kaluar te ekipi gjakovar ka pasur mesatarisht 25.1 minuta për ndeshje, ndërsa ka dhënë 8 pikë për lojë.

“Snajperi” Zekiqi që me treshet e tij sillte fitore për Vëllaznimin, ka pasur mesataren e saktësisë për tri pikë, 34.2%.

Vëllaznimi ka krijuar ekip solid për stinorin 2023/24, ndërsa gjakovarët një sezon pas rikthimin në Superligë, duket se nuk do të kenë telashe të mbijetesës këtë stinor.

/topsporti/

Read Previous

Asllani e drejton sot Suedinë për një vend në finale të Botërorit

Read Next

Policia konfiskon drogë në disa qytete, arrestohen të dyshuarit