Bundesliga zbulon ekipin më të mirë të sezonit, Xhaka në mesin e më të mirëve

Bundesliga ka zbuluar sot ekipin më të mirë për sezonin 2023/24. Lista e më të mirëve të sezonit padyshim që do të dominohet nga Bayer Leverkuseni, skuadër që po kalon sezon të jashtëzakonshëm në të gjitha garat.

Në këtë formacion nuk ka se si të mungojë Granit Xhaka, i cili pa asnjë dyshim është më i miri në pozitën e tij në Bundesliga.

Xhaka me Leverkusenin fitoi titullin e parë dhe historik të kampionit në Gjermani, teksa tani po synohet triumfi në Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Evropës.

Përveç tij, pjesë e formacionit të më të mirëve nga Bayer Leverkuseni janë edhe Florian Ëirtz, Jonathan Tah, Jeremie Frimpong, Alejandro Grimaldo dhe Victor Boniface.

Bayern Munichi përfaqësohet në këtë formacion me Harry Kane dhe Jamal Musiala, teksa nga Suttgarti janë Waldemar Anton dhe Serhou Guirassy. /GazetaSinjali/

Read Previous

​Arsenali mposht me lehtësi Bournemouthin

Read Next

Dy persona raportohen të zhdukur