​Arsenali mposht me lehtësi Bournemouthin

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante e Premier Ligës mes Arsenalit dhe Bournemouthit, ku vendasit po vazhdojnë të ëndërrojnë për titull.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali e ka mposhtur me lehtësi Bournemouthin me shifrat 3:0.

Golat për “Topçinjtë” i shënuan Bukayo Saka (minuta e 45’), Leandro Trossard (minuta e 70’) dhe Declan Rice (minuta e 90+7’).

Me fitoren e sotme, Arsenali ngjitet në kuotën e 83 pikëve në vendin e parë, katër sosh më shumë se Manchester City në vendin e dytë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Bournemouthi zë vendin e 10 me 48 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 3:0 në favor të Arsenalit.  /KosovaPress/

Read Previous

A planifikohet rritje e trupave të KFOR-it gjatë vitit 2024 në Kosovë?

Read Next

Bundesliga zbulon ekipin më të mirë të sezonit, Xhaka në mesin e më të mirëve