Zyrtare: Armando Broja huazohet tek Southamptoni

Skuadra e Chelsea-s ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Southamptonin për huazimin e sulmuesit shqiptar Armando Broja për sezonin 2021/22.

Sezonin e kaluar Broja luajti për Vitessen ku shënoi 11 gola në 34 paraqitje dhe si rezultat i kësaj Chelsea e blindoi me një kontratë pesë vjeçare në “Stamford Bridge”.

Broja u vlerësua si njëri nga adoleshentët me rezultatin më të mirë në Evropë. Ai ishte pjesë e skuadrës së para në përgatitjet parasezonle nën urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel, duke shënuar kundër Peterboroughit United dhe Bournemouthit.

Sulmuesi tani i bashkohet “shenjtorëve”, të cilët përfunduan në vendin e 15 -të sezonin e kaluar nën drejtimin e Ralph Hassenhuttl. Ata e nisin sezonin e ri të Premierligës këtë fundjavë kundër Evertonit./KosovaPress/

Read Previous

Murtezaj flet për masat Qeverisë Kurti që prekin direkt ATK-në

Read Next

Sallahu: U keqpërdorën rreth 1 milion euro, ekspertët e Mjekësisë Ligjore u kompensuan jashtëligjshëm për 5 vjet