“Brexit ka sjellë dëme, Britania duhet të rikthehet në BE sa më shpejt”

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka deklaruar se Brexit ka sjellë pasoja të dukshme negative për Mbretërinë e Bashkuar në planin ekonomik, social dhe kulturor, duke kërkuar rikthimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë ekskluzive për medien italiane, Khan u shpreh se “fati i United Kingdom dhe i Londrës është në Bashkimin Europian”, duke e cilësuar këtë si një drejtim të pashmangshëm në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme.

Ai theksoi se efektet e Brexit-it ndihen çdo ditë, ndërsa iu referua studimeve të fundit nga institucione si Goldman Sachs, sipas të cilave ekonomia britanike do të ishte rritur me rreth 10% më shumë nëse vendi do të kishte mbetur në BE.

Kryebashkiaku laburist bëri thirrje që kryeministri Keir Starmer dhe Partia Laburiste të angazhohen në zgjedhjet e ardhshme me premtimin për rikthimin në BE, madje edhe pa organizuar një referendum të dytë.

“Evropa është siguria jonë e vetme,” theksoi Khan, duke shtuar se rikthimi në union është bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në një kontekst global të pasigurt, ku ai përmendi edhe rolin e Donald Trump në SHBA. /ATSH/

Read Previous

Poloni – Shqipëri, momenti që vendos gjithçka për kuqezinjtë

Read Next

Kompany: Vitin e kaluar patëm shumë dëmtime, këtë herë uroj të jetë ndryshe