Bota mirëpret vitin 2026, nga Sydney në Nju Jork, festë në çdo cep

Bota është përfshirë nga magjia e festimeve të ndërrimit të viteve. Festimet kanë nisur fillimisht në ishujt e Paqësorit Jugor, për të vijuar me spektaklin mahnitës të fishekzjarrëve në Sydney të Australisë.

Kulmi i festimeve arriti në Nju Jork, ku rreth 18 orë pas lindjes së vitit të ri në Paqësor, topi ikonik i “Times Square” zbriti mes brohoritjeve të mijëra njerëzve të mbledhur në zemër të Manhatanit.

Fotografitë që vijnë nga metropolet kryesore si Londra, Parisi dhe Dubai tregojnë një botë të bashkuar në shpresën për një vit më të mbarë dhe më paqësor.

/rtsh.al/

Read Previous

Buffon flet për Del Pieron dhe vitet e vështira të Juventusit

Read Next

Si u festua në Gjakovë?