Bota humbet një miliard fuçi naftë

Ndalimi i Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar kaos në ekonominë globale.

Në kohë normale, një e pesta e naftës dhe gazit të lëngshëm në botë kalon nëpër këtë rrugë ujore. Megjithatë, gjatë dy muajve të fundit, furnizimi botëror ka humbur rreth një miliard fuçi naftë.

Kjo sipas drejtorit ekzekutiv të gjigantit saudit të naftës Aramco, i cili shtoi se do të duhet kohë që sistemi të kthehet në normalitet, raporton Sky News.

“Objektivi ynë është i thjeshtë: të vazhdojmë të rrjedhim energjinë, edhe kur sistemi është nën presion”, tha Amin Nasser për Reuters në një deklaratë këtë mëngjes.

GazetaSinjali/

Read Previous

Real Madrid publikon listën për El Clasicon, mungon Mbappe

Read Next

Ushtria zbret me parashuta në një ishull për të ndihmuar një britanik të dyshuar me hantavirus