• 10 December, 2022

Borrell: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje lidhur me çështjen e targave.

Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell.

“Kemi një marrëveshje! Me kënaqësi të njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”- ka njoftuar Borrel në Twitter

Sipas tij, Serbia do ndalojë lëshimin e targave për qytetet e Kosovës, derisa Kosova do ndërpresë veprimet në lidhje me riregjistrim të automjeteve.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve. Do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm”- ka shkruar Borrell.

Read Previous

Institucioni i avokatit të popullit organizoi tryezën “Barazi për të gjithë”

Read Next

Vranët dhe riga shiu, temperaturat deri 11 gradë