Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran
Ministrja Kulturës dhe Turizmit , Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në Forumin Ministror të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë Kreative, i mbajtur në Mal të Zi, ku ka prezantuar arritjet dhe planet e Kosovës në këtë sektor.
Bogujevci tha se ishte kënaqësi të prezantonte punën dhe progresin e Kosovës në fushën e ekonomisë kreative, duke veçuar strategjinë për industrinë kreative dhe planet që institucionet kanë për zhvillimin e mëtejmë të saj.
Sipas saj, ekonomia kreative përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të rinjtë, inovacionin, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ajo theksoi se institucionet po punojnë për fuqizimin e këtij sektori përmes mbështetjes së artistëve, festivaleve dhe zbatimit të Strategjisë së Ekonomisë Kreative, me synimin që potenciali kreativ i Kosovës të shndërrohet në një motor të rëndësishëm zhvillimi dhe promovimi të vendit në arenën ndërkombëtare. /KosovaPress/