Bloomberg dhe CNN do të ndalojnë transmetimin në Rusi

CNN ka ndaluar transmetimin në Rusi pasi Vladimir Putin nënshkroi një dekret që mund t’i burgoste njerëzit deri në 15 vjet nëse përhapnin informacione “të rreme” për forcat e armatosura të Rusisë.

Një zëdhënës i CNN tha: “CNN do të ndalojë transmetimin në Rusi ndërsa ne vazhdojmë të vlerësojmë situatën dhe hapat tanë të ardhshëm për më tej”.

Bloomberg News ka thënë se do të ndjekë shembullin e njëjtë, gjithashtu.

“Me keqardhje të madhe kemi vendosur të pezullojmë përkohësisht mbledhjen tonë të lajmeve brenda Rusisë”, tha të premten kryeredaktori i Bloomberg, John Micklethwait.

“Ndryshimi në kodin penal, i cili duket se është krijuar për të kthyer çdo reporter të pavarur në një kriminel, e bën të pamundur vazhdimin e çdo ngjashmërie të gazetarisë normale brenda vendit”.

/Telegrafi/

Read Previous

Osmani: Familja Jashari është portreti i lirisë sonë

Read Next

Skuadra “vrasëse” ruse qëllon gazetarët në Kiev (VIDEO)