Blerim Vela bllokon çdo qytetar që e kritikoi në Twitter pasi e mori pozitën si Shefi i Stafit të Presidentes

Shefi i Stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, ka bllokuar në Twitter çdo person që ka kritikuar atë për afërsinë që kishte me Vetëvendosjen.

Blerim Vela e ka nisur detyrën si Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, me një veprim të pazakontë në Twitter.

Qytetarët që ndjekin atë, kanë shkruar se Vela po i bllokon ata në Twitter pasi është kritikuar për afërsinë me VV-në, që sipas tyre ka ndikuar që ai të marrë detyrën e re.

Postimet e ndjekësve duket se nuk i kanë pëlqyer Veles, prandaj ka filluar t’i bllokojë ata.

Ndryshe Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur dje se Blerim Vela është emëruar sot shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu.

Siç njofton presidenca, Vela ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare.

Më poshtë keni fotografitë ku shihet se ai ka bllokuar disa persona.

Read Previous

Jahjaga mori pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Pingpongut

Read Next

Ky gur i gdhendur dy mijë vjeçar është harta më e vjetër e Evropës