Bislimi sërish kërkon largimin e masave nga BE-ja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë takimit me kryesuesen e Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Sutiakova, ka kërkuar sërish largimin e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate dërguar mediave nga Zyra e Kryeministrit.

“Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën për heqjen e masave të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e tyre”, thuhet në njoftim për media nga Zyra e Kryeministrit.

Teksa është thënë se çështje diskutimi ka qenë edhe aktualitetit dhe zhvillimet në vend dhe rajon.

“Si dhe për rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian”.

“Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%”.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, i kishin kërkuar heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave ndëshkuese që Bashkimi Evropian presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë.

Megjithatë, von der Leyen kishte vlerësuar se Kosova duhet të punojë akoma për t’i bindur shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Unioni ndaj Kosovës në qershorin e vitit të kaluar./Albanianpost.com

Read Previous

Kosova llogarit koston dhe përfitimet e marrëveshjes për të burgosurit me Danimarkën

Read Next

Ministria e Kulturës i dhuron donacion 32 bibliotekave komunale rreth 600 tituj vendor