Birra Peja tërhiqet nga Festivali në Korçë, shkak pjesëmarrja e Goran Bregovic

Birra Peja ka njoftuar se është tërhequr nga Festivali i Birrës në Pejë pasi ky i fundit ka ftuar këngëtarin serb Goran Bregovic.

“Në momentin që kemi kuptuar se Festivali i Birrës në Korçë ka ftuar këngëtarin Goran Bregovic të performojë, Birra Peja është tërhequr nga pjesëmarrja dhe mbështetja e këtij festivali.

Ne besojmë se Festivali i Birrës duhet të sjellë kënaqësi duke krijuar atmosferë miqësore mes të gjithave, andaj edhe jemi të hapur për të mbështetur iniciativat e tjera argëtuese për të zëvendësuar këtë festival”- thuhet në njoftimin e tyre.

Ftesa e Bregovic nga Bashkia e Korçës ka nxitur reagime të shumta ku disa nga këngëtarët që do të merrnin pjesë e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre./KultPlus.com

Read Previous

​Qeverisë Kurti i kërkohet zgjidhje kreative për Asociacionin

Read Next

Qytetarët e Kosovës drejt bregdetit të Shqipërisë