Bezos synon “të shtyhet” me Elon Muskun për të shtrirë internetin në të gjithë globin

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, pritet të zgjerojë interesat e tij në hapësirë.

Ai pritet të lansojë dy satelitë prototip për një mega-plejadë me brez të gjerë që ai e quan “Project Kuiper”.

Bezos po planifikon të vendosë më shumë se 3,200 anije kozmike në vitet e ardhshme për të shpërndarë lidhje interneti kudo në glob.

Ai shpreson të sfidojë Starlinkun e Elon Muskun, që tashmë ofron internet satelitor në shumë vende.

Dy satelitët e vegjël që do të lansohen të premten – KuiperSat-1 dhe KuiperSat-2 – do të testojnë teknologjinë e nevojshme. 

/Telegrafi/

Read Previous

​Xhiro e tretë e Superligës së basketbollit, shtyhet ndeshja mes Pejës e Trepçës

Read Next

FMN: Ekonomia globale e dobët, por ende në rritje