BERZH parashikon se rritja ekonomike e Kosovës do të jetë 6.5 për qind më pak se viti 2021

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) njofton se rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2022 do të jetë 4 për qind apo 6.5 për qind më pak se sa që ishte në vitin paraprak.

Sipas raportit “Prospekti Ekonomik Rajonal, maj 2022”, BERZH thekson se edhe një vitin 2023 rritja do të jetë e njëjtë sikurse e 2022-së.

“Ekonomia parashikohet të rritet me 4 për qind si në vitin 2022 ashtu edhe në 2023. Rreziqet kryesore për këtë janë pasiguritë në rritje, rritja e çmimeve të mallrave dhe dobësitë e mundshme në sektorin e jashtëm”, thekson raporti, shkruan Telegrafi.

BERZH-i thotë se diaspora ka ndihmuar në rikthimin e ekonomisë pas pasojave të krijuara nga pandemia COVID-19.

“Ekonomia u rimëkëmb me shpejtësi në vitin 2021, duke u rritur me 10.5 për qind sipas vlerësimeve paraprake, me mbështetjen e fortë nga diaspora. Konsumi i familjeve u mbështet nga flukset e larta hyrëse të remitancave dhe rritja e ndjeshme kreditore”, tha BERZH.

Kjo bankë thekson se rritja e çmimeve dhe kriza energjetike, të ndikuara nga kriza në Ukrainë, ka bërë që të rëndohen llogaritë fiskale.

“Kriza e energjisë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve janë përkeqësuar nga ndikimi ekonomik i luftës në Ukrainë dhe rritja e inflacionit për 10 për qind. Kjo rezultoi në rritjen e shpenzimeve për importet e energjisë elektrike dhe masat sociale për të mbështetur ekonomisë, duke rënduar llogaritë fiskale”, përfundon banka.

Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, BERZH parashikon rritje ekonomike prej 3.2 për qind në vitin 2022 dhe 3.6 për qind në 2023-në.

/Telegrafi/

Read Previous

Presidentja në Washington, takon Këshilltarin kryesor të Joe Biden dhe disa zyrtarë evropianë

Read Next

Biden: Putin nuk ka “strategji rrugëdaljeje” nga lufta në Ukrainë