BERZH: Maqedonia e Veriut shënon rritje ekonomike për 2%

Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të bruto prodhimit vendor (BPV) prej 2 për qind, ndërsa në vitin 2024 prej 3 për qind, parashikon Banka Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit  për gjendjen e ekonomive në rajonin që i mbulon.

“Rritja e BPV -së me siguri  do të mbetet modeste në vitin 2023 prej rreth 2 për qind, para se të rritet deri në 3 për qind në vitin 2024, për shkak të rimëkëmbjes së pritshme ekonomike globale. Edhe krahas rritjes së mëtejshme të pagave minimale nga prilli i vitit 2023, rritja e pensioneve dhe kufizimet e çmimeve për disa produkte bazë, kërkesa e familjeve do të mbetet e heshtur në vitin 2023,  pasi nivelet e larta të inflacionit i ulin të ardhurat reale. Ngadalësimi ekonomik i partnerëve kryesorë tregtarë do të ndikojë në eksport, ndërsa rritja e pasigurisë dhe shtrëngimi i kushteve për financim mund të ndikojnë në besimin e investitorëve”, theksohet në raportin e BERZH-it për vendin.

BERZH-i pret që rritja ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ngadalësohet deri në 2 për qind në vitin 2023, ndërsa vitin e ardhshëm të arrijë deri në 3.4 për qind.

/alsat/

Read Previous

Gjermani, inflacioni vjetor bie në 4,5 për qind në shtator

Read Next

Inteligjenca artificiale kërcënim për zgjedhjet në botë në 2024