Gjermani, inflacioni vjetor bie në 4,5 për qind në shtator

Inflacioni ishte 6,1 për qind në gusht dhe 6,2 për qind në korrik, ndërsa 10 për qind në shtator 2022.

Norma prej 4,5 për qind në shtator të këtij viti ka qenë niveli më i ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

“Hera e fundit që u regjistrua një normë më e ulët inflacioni ishte në shkurt të vitit 2022, kur inflacioni ishte 4,3 për qind”, thuhet në njoftimin e Zyrës Federale të Statistikave (Destatis).

Çmimet e ushqimeve vijuan të shënojnë një rritje mbi mesataren me 7,5 për qind në shtator.

“Megjithatë, çmimet e energjisë kanë regjistruar rritje prej 1,0 për qind, shumë më e ulët se rritja e regjistruar vitin e kaluar në indeksin e përgjithshëm”, tha Destatis.

/alsat/

Read Previous

Borrell: BE e gatshme të konsiderojë “masat ndëshkuese” ndaj Serbisë

Read Next

BERZH: Maqedonia e Veriut shënon rritje ekonomike për 2%